Pas ngjarjes së rëndë, ku u plagosën katër persona në një lokal në Laprakë, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu pati një komunikim të shkurtër me gazetarët në vendin e ngjarjes.
Veliu konfirmoi se konflikti mes palëve ka ndodhur një ditë më parë, dhe pasi janë parë sërish sot, ngjarja ka percipituar në përdorimin e armëve të zjarrit.
“Ka ndodhur një konfikt dje, dhe sot pasi janë parë, janë konfliktuar”, tha Ardi Veliu.
Mësohet se personat e përfshirë në ngjarje kishin lënë takim për t’u sqaruar, por jo vetëm që nuk ndodhi një gjë e tillë, por u plagosën katër persona.
Drejtori i Policisë refuzoi të flasë për motivin e ngjarjes, por tha vetëm se autoritetet janë në dijeni të autorëve dhe po punojnë për kapjen e tyre.
Ngjarja ndodhi këtë pasdite, në rrugën "Gjergji Legisi", ku pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit: E.L., 31 vjeç, B.M., 31 vjeç, B.K., 33 vjeç, dhe A.B., 46 vjeç.