Vdes një person në Bjeshkët e Deçanit

Kronikë e zezë

Vdes një person në Bjeshkët e Deçanit

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 13:40
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në Bjeshkët e Deçanit derisa ishte duke prerë dru.

Sipas, njoftimit thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në obduksion dhe rasti është duke u hetuar.

“Dëshmitari mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për derisa ishte duke prerë dru në pyll me babai e tij viktimën mashkull K-Shqiptar, i njëjti në rrethana të panjohura është rrëzuar në tokë. Viktima me autoambulancë të QKMF është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet një njoftimin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat