Laç, shpërthen bombola e gazit, plagoset një 24-vjeçare

Kronikë e zezë

Laç, shpërthen bombola e gazit, plagoset një 24-vjeçare

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 09:15
Ilustrim

Mëngjesin e sotshëm, një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në lagjen nr 2 të Laçit. Si pasojë, një vajzë 24 vjeçe është plagosur.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur më date 3.10.2017, rreth orës 7:40,  në banesën e shtetasit A.G. në lagjen Nr.2 në Laç, Kurbin. Bombola ishte e vendosur në ballkonin e apartamentit.

Për pasojë është lënduar  shtetasja M.G. 24 vjeçe ,e cila është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë, aktualisht nën  kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut per jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po  vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat