Helmim në shkollë, dhjetëra nxënës përfundojnë në spital

Kronikë e zezë

Helmim në shkollë, dhjetëra nxënës përfundojnë në spital

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 14:11
Ilustrim

Mësohet se rreth 40 nxënës të shkollës 9-vjeçare në njësinë administrative Gjegjan të Bashkisë së Pukës janë helmuar gjatë orëve të mësimit.

Sipas informacioneve mendohet se shkak i helmimit mund të jetë bërë hedhja e një dezinfektuesi nëpër klasa. Theksojmë se ende deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia lokale apo nga drejtoria arsimore.

Burimet thanë se 5 fëmijë janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e qytetit të Pukës dhe afro 40 të tjerë janë në ambulancën e fshatit Gjegjan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat