Vdes 20-vjeçari që u aksidentua ditë më parë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Vdes 20-vjeçari që u aksidentua ditë më parë në Mitrovicë

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 11:00
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 9:30, kanë pranuar informatën se ka ndërruar jetë i personi i aksidentuar V.V, mashkull, 20 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK-së.

Viktima ka qenë i lënduar në aksidentin e trafikut të ndodhur më 30 shtator 2017, në rrugën ‘Driton Veliu’ në Mitrovicë.

 Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit të shtetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat