Edhe një 18-vjeçar i lënduar në aksidentin që la të vdekur dy shtetas të Kosovës në Itali

Kronikë e zezë

Edhe një 18-vjeçar i lënduar në aksidentin që la të vdekur dy shtetas të Kosovës në Itali

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 08:11
Pamje nga aksidenti

Aksidenti vdekjeprurës që ndodhi në rrugën Siena- Bettolle, në zonën Casetta të Italisë, la të vdekur dy shtetas nga Kosova dhe një 18-vjeçar, gjithashtu nga Kosova.

Pas aksidentit tragjik, dy 22-vjeçarë vdiqën dhe i treti 18-vjeçar u plagos rëndë, njoftojnë mediat italiane.

Të tre udhëtonin në të njëjtën makinë. 18-vjeçari u transportua në Spitalin e Sienës nga personeli shëndetësor dhe thuhet se është jashtë rrezikut për jetë. Të tre personat janë me origjinë nga Kosova.

Vetura është përplasur me ndarësen e rrugës duke e kapërcyer atë dhe është rrokullisur me një shpejtësi mjaft të lartë për dhjetëra metra.

Supozohet se dalja e veturës nga rruga është shkaktuar ose nga dalja papritmas e një kafshe që i ka zënë rrugën ose nga lodhja e gjumit që mund të ketë goditur drejtuesin e automjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat