Të shtëna me armë në Pejë, nuk ka të lënduar

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Pejë, nuk ka të lënduar

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 11:12
Gëzhoja të kalibrit 7.62 mm

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në rreth orës 01:20 në fshatin Studenicë të Pejës është raportuar se person-a të panjohur afër një kafiterie kanë shtënë me armë zjarri  në ajër dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njoftohet se nuk ka të lënduar , por në vendngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

 “Fsh. Studenicë, Istog 07.10.2017–01:20. Një person K/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur afër një kafiterie kanë shtënë me armë zjarri  në ajër dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Rasti është duke u hetuar nga njesitet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat