Përfshihet nga flakët makinë në tunelin e Kërrabës

Kronikë e zezë

Përfshihet nga flakët makinë në tunelin e Kërrabës

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 16:15
Pamje nga djegia e veturës

Para pak orësh një makinë është përfshirë nga flakët në tunelin e Kërrabës. Ngjarja ndodhi rreth mesditës në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në dalje të tunelit.

Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët. Nuk ka dëmtime në njerëz, ndërkohë që automjeti është shkrumbuar në pak minuta.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset ndërsa policia po punon për të zbardhur të vërtetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat