Bie nga lartësia, vdes një person

Kronikë e zezë

Bie nga lartësia, vdes një person

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 10:50
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Zenun Beqa” në Ferizaj një person ka rënë nga lartësia ku ka gjetur vdekjen.

Ndërsa, me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar në rrethana të panjohura ka rënë nga lartësia . Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore , ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat