Vetura godet këmbësoren në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Vetura godet këmbësoren në Mitrovicë

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 11:03
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Shupkovc  në Mitrovicë një shofer duke drejtuar veturën WV Golf  ka goditur  këmbësoren-viktimën femër K-Shqiptare.

Ndërsa, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar dyshohet se deri sa ishte duke drejtuar veturën WV Golf  me targa lokale nga pakujdesia dhe mospërshtatja e  shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës  godet  këmbësoren-viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat