Burri përdhunon seksualisht burrin në Prizren

Kronikë e zezë

Burri përdhunon seksualisht burrin në Prizren

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 20:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Brenda trafo të energjisë elektrike të hënën ndodhi një ngjarje e pa zakontë.

Një mashkull me inicialet A.M. 27 vjeç nga Prizreni, dyshohet se u përdhunua seksualisht nga një mashkull tjetër.

Ngjarja që ndodhi rreth orës 16:00, u pa nga punëtorët e Shërbimit Emergjent në rrugën “Tirana” në Prizren, të cilët edhe njoftuan policinë. E kjo e fundit, gjithë rastin ende po e konsideron si tentim përdhunimi.

Pjesëtarët e stafit mjekësor që i kishin ofruar ndihmë viktimës së përdhunuar,  nuk ishin në punë të martën por as nuk deshën të flasin para kamerës për rastin, ani se dëshmitë i kishin dhënë në polici.

Por një dëshmitare, që punon në afërsi të vendit të ngjarjes, tregon në kushte anonimiteti se çka pa pasi këtu erdhën policët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat