Merr fund aventura dramatike, çifti nga Tirana zbret nga vinçi

Kronikë e zezë

Merr fund aventura dramatike, çifti nga Tirana zbret nga vinçi

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 08:13
Ilustrim

(E plotësuar) - Ka marrë fund aventura e rrezikshme e çiftit që kërcënuan mëngjesin e sotme të hidheshin nga vinçi pranë Pallatit të Kulturës.

Ata kanë zbritur nga vinçi pas negociatave me zjarrfikësin, që u ngjit deri tek ata dhe bisedoi me ta e i bindi të zbrisnin.

Një çift bashkëshortësh kanë hipur në majtë të një vinçi pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë dhe kërcënojnë se do t’i japin fund jetës.

Dy shtetasit në fjalë kërcënojnë me hedhje nga lartësia që prej orës 07:30 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se burri është identifikuar si Ferdinand Saraçi, ndërsa gruaja si Teuta Gjinollari.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë çiftin të ndërmarrë një aventurë kaq ekstreme që në orët e para të mëngjesit.  Ata kërkojnë të shkojë aty kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, por pa specifikuar arsyen përse.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka shoqëruar në komisariat rojën e kantierit të ndërtimit. Ndërkaq, po negociohet për zbritjen e tyre për të shmangur kështu vetëflijimin.

Tiranë, burrë e grua tentojnë të vetëvriten në pulbik

Një tjetër kërcënim për vetëvrasje në publik janë duke bërë një burrë dhe një grua në Tiranë.

Ferdinand Saraci dhe Teuta Gjinollari kanë hipur në majë të një vinçi në një kantier ndërtimi pranë Pallatit të Kulturës në kryeqytet dhe kërcënojnë të hidhen prej aty. Ata kanë hipur në vinç prej orës 7.30 të mëngjesit të sotëm duke thënë se do të vetëflijohen.

E mbërritur në vendngjarje, policia ka rrethuar zonën dhe ka shoqëruar në komisariat rojën e kantierit, pasi konsiderohet përgjegjës që ka lejuar të futen brenda rrethimit persona të paautorizuar. 

Ndërkohë është duke u negociuar nga policia për të mundësuar zbritjen e burrit dhe gruas nga vinçi. Të tilla raste janë të përsëritura në Shqipëri, ku shpesh herë personat që kanë ndërmarrë këto veprime ekstreme kanë çështje pronësie të pazgjidhura. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat