Të shtëna me armë në Tiranë, ja çfarë ndodhi në rrugën “Mujo Uqinaku”

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Tiranë, ja çfarë ndodhi në rrugën “Mujo Uqinaku”

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 21:31
Ilustrim

Policia e Tiranes me ane te nje njoftimi per media ben te ditur se ne rrugen “Mujo Uqinaku”, pranë një parkingu, ka patur të shtëna me armë. Mesohet se shkak i te shtenave eshte bere nje sherr mes dy shoferesh.

Tiranë.

Informacion paraprak.

Më datë 18.10.2017, rreth orës 20:00 jemi njoftuar për të shtëna me armë në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :

Në rrugën “Mujo Uqinaku”, pranë një parkingu, ka patur të shtëna me armë, ku mendohet se gjatë një konflikti të çastit, 2 drejtues mjetesh janë konfliktuar dhe është gjuajtur me armë.

Në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja, nuk ka persona të lënduar.

Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat