Vlorë, digjet gjatë natës ‘Audi’ A4, u tentua edhe 4 ditë më parë

Kronikë e zezë

Vlorë, digjet gjatë natës ‘Audi’ A4, u tentua edhe 4 ditë më parë

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 09:31
Vetura e djegur

Një makinë tip ‘Audi’ A4, është djegur gjatë natës në lagjen Partizani në Vlorë.

Siç bëhet e ditur e njëjta makinë është tentuar të digjet edhe para 4 ditësh, po ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve që ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Por, të njëjtin fat nuk e ka pasur mbrëmjen e djeshme, ku autorët ja kanë arritur qëllimit, duke e shkrumbuar atë plotësisht.

Policia bën me dije se makina është në pronësi të 44-vjeçarit G.D, ndërsa ende nuk dihen autorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat