Aksident në Kombinat, furgoni përplas fëmijën, në gjendje të rëndë i mituri

Kronikë e zezë

Aksident në Kombinat, furgoni përplas fëmijën, në gjendje të rëndë i mituri

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 18:02
Ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, në afërsi të “Rrugës së Qelqit” në kryeqytet.

Mësohet se një furgon ka përplasur një të mitur. Fëmija ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe ka dërguar me urgjëncë në spitalin e traumës të miturin. Sakaq policia ka rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet. Ende nuk bëhet me dije identiteti i të miturit dhe shkaku i incidentit të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat