Zjarr në një servis në Sarandë, shkrumbohen 3 automjete

Kronikë e zezë

Zjarr në një servis në Sarandë, shkrumbohen 3 automjete

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 08:03
Ilustrim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një servis makinash në Sarandë, ndërsa ai ka ‘përpirë’ 3 automjete

Ngjarja është regjistruar në hyrje të qytetit të Sarandës, rreth orës 05:00. ‘BW' mëson se në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e zjarrëfikëses si dhe policia, të cilat po bëjnë të mundur lokalizimin e zjarrit, pasi rrezikohet një tjetër mjet. Nga të dhënat paraprake të grupit hetimor dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat