Digjen tri vetura dhe një trafo-stacion në Mitrovice

Kronikë e zezë

Digjen tri vetura dhe një trafo-stacion në Mitrovice

Nga: B.S Më: 27 tetor 2017 Në ora: 10:12
Ilustrim

Persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin tri veturave të parkuara, me ç’rast është djegur edhe një trafo-stacion.

Policia njofton se njësitë përkatëse kanë dalë në vend të ngjarjes dhe zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, përcjell Bota sot.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Knajz Miloshi” në Mitrovicë, pas orës 4 të mëngjesit.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat