Aksident i rëndë trafiku, humb jetën 67 vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë trafiku, humb jetën 67 vjeçari

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 17:03
Ilustrim

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur për Lapsi, se ngjarja ndodhi ditën e sotme në rrugën Nënë Tereza.

Automjeti me targa AA727OE me drejtues shtetasin I. D., rreth 23 vjeç është përplasur me mjetin tip motor me drejtues shtetasin Xh. H., rreth 67 vjeç.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i automjetit tip motorr, shtetasi i Shqipërisë Xh. H., rreth 67 vjeç ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit me targë AA727OE, shtetasi I. D., ndodhet në vendngjarje.

Po kryhen veprimet e mëtejshme nga ana e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat