Tragjike në Itali, shqiptari humb jetën teksa punonte me traktor në mal

Kronikë e zezë

Tragjike në Itali, shqiptari humb jetën teksa punonte me traktor në mal

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 18:46
Pamje nga aksidenti

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa punonte me traktor në malin Zuccone.

Fatkeqësisht i ndjeri që ishte banor në Tarsogno, u shtyp nga traktori duke humbur jetën nga lëndimet e marra.

Traktor u kthye, duke përfunduar në një kanal ku kishte një pjerrësi të lartë si vend, raportojnë mediat italiane.

Ishte pikërisht gruaja e tij që njoftoi policinë se ishte e shqetësuar për bashkëshortin pasi nuk ishte kthyer në shtëpi.

Menjëherë uniformat blu dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje ku gjetën trupin e pajetë.

Trupi i viktimës u transportua me barelë për në morg.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat