Vdes në spital burri nga Pogradeci, e kapi korenti kur merrej me prizën e televizorit

Kronikë e zezë

Vdes në spital burri nga Pogradeci, e kapi korenti kur merrej me prizën e televizorit

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 14:09
Spitali i Pogradecit

Ndërron jetë tragjikisht një burrë ne Pogradec. Mësohet se shtetasi A.M. 68 vjeç, banues në fshatin Zagorçan ka ndërruar jetë në spitalin e Pogradecit, ku e çuan me urgjence, pasi kishte rënë në konak me rrymën elektrike.

Policia bën me dije se “Më datë 18.11.2017, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi A.M, 68 vjeç, banues në fshatin Zagorçan”.

Sipas hetimeve te para shtetasi A.M, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke punuar me prizën e televizorit.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes së rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat