Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë është plagosur një person me armë zjarri.
Siç raporton PK-ja, vrasja në tentativë ka ndodhur në Prishtinë të dielën në orën 04 e 45.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Viktima mashkull është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga një i dyshuar. Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar tri gëzhoja”, ka thënë PK-ja./BS