Arrestohet shtetasi shqiptar për shkak të dokumentit fals

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi shqiptar për shkak të dokumentit fals

Nga: Bota Sot Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 12:05
Aeroport Ndërkombëtar “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas shqiptar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Siç ka thënë PK-ja, ai është arrestuar pasi ka prezantuar një dokument udhëtimi i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat