Iu gjet kokainë dhe euro në banesë, arrestohet trafikanti shqiptar

Kronikë e zezë

Iu gjet kokainë dhe euro në banesë, arrestohet trafikanti shqiptar

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 18:54
Ilustrim

Një 55-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

“La stampa” raporton se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, u arrestua në zonën e Alba-s.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Fossano, atij iu gjetën 2.5 kg marijuanë dhe 1.5 kg kokainë.

Shqiptarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe 4500 euro, që dyshohet se vinin nga shitja e drogës, raportojnë mediat italiane.

Raportohet se shqiptari prej kohësh ishte vënë në ndjekje të policisë prej disa ditësh. Tashmë 55-vjeçari ndodhet në burgun e Cuneos në pritje të masës së sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat