Gjashtë të lënduar nga një aksident në Vushtrri

Kronikë e zezë

Gjashtë të lënduar nga një aksident në Vushtrri

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 20:39
Ilustrim

Një aksident trafiku ku ka të lënduar, raportohet të ketë ndodhur sonte në ora 19:30, në hyrje të Vushtrrisë, afër fabrikës "llamkos".

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti njoftoi për kp, se në aksident janë të përfshira dy vetura civile dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë kërkuar tretman mjekësor.

Sipas rrethanave të vendit të aksidentit, shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë mosmbajtja e distancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat