Publikon fotografi me armë në Facebook, arrestohet

Kronikë e zezë

Publikon fotografi me armë në Facebook, arrestohet

Nga: Bota Sot Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një person nga Gjilani publikon një fotografi me armë në rrjetin social Facebook dhe pastaj policia e arreston atë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, përcjell Bota sot.

Pas arrestimit Policia nga  i dyshuari ka konfiskuar armën automatike AK/47 me dy karikator dhe tetë fishek të kalibrit 7.62 mm. 

“Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat