Vetura godet për vdekje 15 vjeçaren në Tërrnavc

Kronikë e zezë

Vetura godet për vdekje 15 vjeçaren në Tërrnavc

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:21
Ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Tërrnavc të Skënderajt.

Sipas Policisë nga ky aksident ka mbetur e vdekur një vajzë 15 vjeçare ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të lehta.

“Sot rreth orës 10:45 në fshatin Tërrnavc një veturë më targa civile ka goditur këmbësoren, e gjinisë femërore, e moshës 15 vjeçare. E  njëjta ka ndërruar jetë”, tha Fixhirije Pllana nga Policia e Mitrovicës.

Sipas saj deri më tani nuk ka detaje për të dyshuarin apo  se si ka ardhur deri te ky aksident pasi që sipas saj policia është duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat