Berat, arrestohet i riu, furnizonte shkollat me drogë

Kronikë e zezë

Berat, arrestohet i riu, furnizonte shkollat me drogë

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 19:22
Ilustrim

Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë Alvaro Nallbani, banues në Berat. Policia thotë se për të riun kishin grumbulluar  informacione në rrugë operative se shpërndante lëndë narkotike Canabis Sattiva pranë ambjeteve të jashtme të shkollave.

Nga kontrolli fizik që ju ushtrua në momentin e arrestimit, 27 vjeçarit  ju gjet dhe sekuestrua nje sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar Canabis Sattiva e ndarë në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi  dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat