Çokollatë hashash, “Seven” prangos 7 persona

Kronikë e zezë

Çokollatë hashash, “Seven” prangos 7 persona

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 16:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Vlorës dhe FNSH e Fierit kanë sekuestruar 155 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 7 persona gjatë operacionit të koduar “Seven”.

Operacioni antidrogë është zhvilluar në dy fshatra në Velç dhe në Vllahinë, në dy shtëpi me të njëjtin pronar.

Në Velç, në shtëpinë e Tomorr Karçanaj, janë gjetur 100 kg kanabis sativa, në formë pluhuri që shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate. Madje janë arrestuar në flagrancë edhe pesë persona, që sipas policisë janë punëtorët me detyrë mirëmbajtjen dhe përgatitjen e drogës.

Konkretisht janë arrestuar Indrit Binaj, 29 vjeç, nga Vlora, Eriselda Rrënja, 26 vjeçe, nga Llakatundi, Vito Gashi, 56 vjeçe, nga Shushica, Enver Gashi, 28 vjeç, nga Shushica dhe Xheladin Bushaj, 52 vjeç, nga Shushica.

Ndërkaq, në Vllahinë në një tjetër shtëpi të Tomorr Karçanaj, në një nga mjetet në përdorim të djalit të tij Aleksandër Ajazi (Karçanaj) është konstatuar sasia prej 55 kg kanabis, gjithashtu në formë pluhur që shërben për përgatitjen e drogës në formë çokollate.

At e bir janë arrestuar në flagrancë, ku si organizator cilësohet Aleksandri, 30 vjeç, dhe i ati Tomorri, 55 vjeç, si bashkëpunëtor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat