Ngjarja horror në Tiranë, 28-vjeçari: E vrava babain se me fejoi me zor

Kronikë e zezë

Ngjarja horror në Tiranë, 28-vjeçari: E vrava babain se me fejoi me zor

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 11:30
Liqeni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkozë të Tiranës, ku djali ka vrarë me çekiç babain e tij, dhe më pas e ka hedhur trupin në liqenin e Farkës.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku i riu 28-vjeçari Selman Aliaj, pas një sherri me babain e tij, e ka goditur me çekiç, duke e lënë të vdekur në vend atë. Pas kësaj, ai e ka futur trupin në një thes, ku e ka çuar tek liqeni i Farkës që ndodhet aty afër, dhe e ka hedhur trupin me qëllim për të humbur gjurmët.

Ka qenë një telefonatë në policinë e Tiranës, ku ka lajmëruar lëvizjet e dyshimta të 28-vjeçarit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur njolla gjaku në oborrin e banesës së tyre. Burime nga policia bëjnë me dije se 28-vjeçari ka pretenduar se e ka kryer krimin, pasi babai i tij e shante si dhe e kishte fejuar pa dëshirën e tij. 

Pas kërkimeve të shumta ka qenë policia e cila ka zbuluar trupin e hedhur në liqenin e Farkës.

Deri tani, ende nuk dihen motivet që ka pasur i riu, i cili ka masakruar me çekiç babain e tij, 74-vjeçarin me iniciale F.A. Blutë e Tiranës kanë në pranga 28-vjeçarin nga Shkoza, nën akuzën e ‘vrasjes për shkak të rrethanave familjare’.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një shtetas për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin :

Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se, me date 22.12.2017, rreth orës 20:00, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të baneses së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende te forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin F. A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjehershme.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Alija pasi ka kryer veprimet e sipercituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës. Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore , për kryerje të veprimeve të mëtejshme.

Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip "cekiç", me të cilin dyshohet se është kryer kjo veper penale. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, i`u referuan Prokurorise për Krimet e Rënda Tiranë, për vepren penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat