Aksident mes autobusit dhe veturës

Kronikë e zezë

Aksident mes autobusit dhe veturës

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 11:08
Ilustrim

Policia raporton se dje pasdite në fshatin Kushnin të Hasit të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një autobusi.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës dhe tre pasagjerët e tij pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës për shkak të lëndimeve të rënda dërgohet në QKUK për shërim të mëtutjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat