Pranohen në spitale të lënduarit me mjete plasëse

Kronikë e zezë

Pranohen në spitale të lënduarit me mjete plasëse

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 23:51
Ilustrim

Në Prishinë një qytetar 43-vjeçar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pas lëndimeve që ka marrë nga mjetet piroteknike.

Lajmin për KALLXO  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas Policisë, lëndimet e këtij qytetari janë të lehta.

Zëdhënësi Krasniqi ka treguar edhe për një rast tjetër të plagosjes nga mjetet plasëse.

Ky rast ka ndodhur në Istog.

Qytetari është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Zëdhënësi tha se rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.

Bajram Krasniqi u ka apeluar qytetarëve që të kenë kujdes gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë shënimit të ndërrimit të motmoteve.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka marrë masa për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në këtë natë festive.

Policia bëri thirrje që fëmijët të mos lejohen të përdorin mjete piroteknike për të shmangur ndonjë aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat