Aksident zinxhiror i automjeteve në Shkup

Kronikë e zezë

Aksident zinxhiror i automjeteve në Shkup

Më: 2 janar 2018 Në ora: 11:00
Ilustrim

Në aksidentin që mëngjesin e sotëm ndodhi para qarkores Hipodrom, sipas informacioneve të para të policisë, është lënduar një femër, e cila është dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup.

Nga MPB për deklaruan se akoma është duke u bërë ekspertizë në vendngjarje dhe se informacionet me të cilat tash për tash disponojnë tregojnë se është lënduar një femër.

Aksidenti ka ndodhur mes katër automjeteve të udhëtimit, një kamioni dhe një autobusi. Dy nga automjetet e udhëtimit janë me targa të Shkupit, një të Velesit dhe një të Prilepit, ndërsa automjeti transportues është me targa të Ohrit dhe autobusi me targa të Shkupit.

Aksidenti në polici është denoncuar në ora 7:40.

Në vendngjarje ende po bëhet ekspertizë dhe komunikacioni zhvillohet i vështirësuar në një korsi. Është vendosur edhe sinjalizim përkatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat