Grindja në Facebook përfundon me therje në Gjakovë

Kronikë e zezë

Grindja në Facebook përfundon me therje në Gjakovë

Më: 6 janar 2018 Në ora: 10:41
Ilustrim

Një rast i prishjes së rendit dhe qetësisë publike ka ndodhur dje pasdite në rr. “14 Qershori” në Gjakovë, që ka rezultuar edhe me lëndim trupor.

Raportohet se gjashtë të dyshuar meshkuj shqiptarë pas një zënke verbale përmes Facebook-ut janë takuar dhe janë rrahur ne mes veti, ku njëri nga ta është goditur me thikë në kokë me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.

“Gjashtë të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat