Bashkë me nipin, copëtoi gruan që bashkëjetonte prej vitesh, pranga dy shqiptarëve

Kronikë e zezë

Bashkë me nipin, copëtoi gruan që bashkëjetonte prej vitesh, pranga dy shqiptarëve

Më: 6 janar 2018 Në ora: 14:54
Policia Italiane

Janë zbardhur emrat e dy personave të arrestuar në Itali në lidhje me vrasjen e një shtetasje maroke më datë 30 dhjetor 2017.

Agim Ajdinaj 51 vjeç dhe Lisand Ruzhdija 27 vjeç u ndaluan sot për vrasjen e 46-vjeçares, Kadija Bencheikh, nga policia e Venetos.

Mediat vendase bëjnë me dije se Ajdinaj ka vrarë dhe copëtuar gruan marokene me të cilën bashkëjetonte prej një viti, ndihmuar edhe nga nipi i tij.

Trupi i gruas u gjet i copëtuar në disa pjesë dhe i hedhur në një zonë me ullishte.

Gruaja 46-vjecare nga Maroku qëndronte në Itali prej 20 vitesh.

Ajo ishte e divorcuar prej 9 vitesh dhe prej një viti bashkëjetonte me shqiptarin, i cili në fillim të ngjarjes nuk ishte pjesë e regjistrit të hetimeve.

Vëllai i viktimës jeton në Breshia dhe ka thënë se nuk kishte dijeni se motra ishte në një bashkëjetese.

Gruaja punonte rregullisht dhe në datën 29 dhjetor që mendohet se është edhe dita kur e kanë vrarë ishte paraqitur në punë, nga e cila u pa të largohej rreth orës 19:00. Pas kësaj, gjurmët e saj humbën deri sa u gjetur e masakruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat