Vrau djalin 5-vjeçar, shqiptari iu drejtohet policëve: Kam më shumë se 1 vit që nuk marr ilaçet

Kronikë e zezë

Vrau djalin 5-vjeçar, shqiptari iu drejtohet policëve: Kam më shumë se 1 vit që nuk marr ilaçet

Më: 6 janar 2018 Në ora: 16:44
Besart Imeri

Banorët në komunën e Jesi, në qytetin e Ankonës janë ende të tronditur për vrasjen e 5-vjeçarit shqiptar, Hamid Imeri.

Pak orë pas ngjarjes së rëndë, babai i të voglit 27-vjeçari Besart Imeri, i thotë policisë së është ai vrasësi. Shqiptari me origjinë nga Maqedonia pranoi vrasjen e të birit, duke thënë vetëm pak fjalë: ndjehem keq, kam më shumë se 1 vit që nuk marr ilaçet…

Babai i Besartit, Bajrami, rrëfen për “Corriere Della Sera” se djali i tij “nuk ka qenë kurrë një person i dhunshëm, por nga herë pas here kishte luhatje të mëdha, sikur i erreshin sytë”.

Mediat italiane shkruajnë se një nga arsyet që mund ta kenë shtyrë babain 27-vjeçar të vrasë të birin, është humbja e vendit të punës si saldator, përpara 6 muajsh.

Pasditen e të enjtes, Besart Imeri i thotë bashkëshortes së tij Sevime se do të nxirrte djalin për një shëtitje, edhe pse jashtë ishte shumë ftohtë dhe dëbora kishte zbardhur rrugët. Babë e bir hipin në makinë, por vetëm pak çaste më pas, Besarti thërret për ndihmë, pasi djali nuk ndihej mirë. Ambulanca erdhi në çast por për Hamidin ishte tepër vonë. Që në momentin e parë hetuesit italianë dyshuan për vrasje, pasi 5-vjeçari kishte shenja dhune në qafë. Babai vrasës do të përballet tashmë në gjykatë me akuzën e vrasjes me paramendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat