Shkrumbohet nga flakët makina e shefit të policisë rrugore në Gjirokastër

Kronikë e zezë

Shkrumbohet nga flakët makina e shefit të policisë rrugore në Gjirokastër

Më: 6 janar 2018 Në ora: 17:05
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme është përfshirë nga flakët makina e shefit të policisë rrugore në Gjirokastër, Arten Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Zinxhira” në oborrin e banesës së 47-vjeçarit.

"Mjeti me targa AA 591 NC ndodhej i parkuar dhe si pasojë e  flakëve  është djegur plotësisht motori i mjetit", sqaron policia.

Paraprakisht dyshohet se shkaku është si pasojë e një shkëndije elektrike në bateri.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon për zbardhjen e plotë të  kësaj ngjarjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat