Vazhdojnë kërkimet për 88-vjeçarin që ra nga ura e Erenikut në Gjakovë

Kronikë e zezë

Vazhdojnë kërkimet për 88-vjeçarin që ra nga ura e Erenikut në Gjakovë

Më: 6 janar 2018 Në ora: 18:30
Kerkimet ne lumin Erenik

Dje rreth orës 17:00, një person rreth moshës 88-vjeçare, dyshohet se ka rënë nga ura që lidhë qytetin e Gjakovës me fshatin Moglicë në lumin Erenik.

Rastin për median e ka konfirmuar komandanti i policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj, i cili tha se personi i zhdukur që nga dita e djeshme është në kërkim nga forcat policore si dhe nga zhytësit.

“Kërkimet do të vazhdojnë derisa të gjendet trupi. Në lidhje me këtë rast është bërë kërkesë edhe nga FSK dhe pritet që të dalin në vendngjarje. Poashtu edhe një ekip vullnetarësh nga Mitrovica kanë ardhur në vendngjarje”.

“Personi i zhdukur është kapur nga kamerat e qytetit deri sa ka rënë nga ura që lidhë qytetin e Gjakovës me fshatin Moglicë në lumin Erenik”, tha tutje Gjokaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat