Arrestohet një person, tenton të shesë veturën e huaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një person, tenton të shesë veturën e huaj

Më: 7 janar 2018 Në ora: 12:01

Polica e Kosovës ka njoftuar se në rrugën e Transitit në Pejë  është arrestuar një person për shpërdorim të pasurisë së huaj.

“Një i dyshuar K/Shqiptar është arrestuar për arsye se i njëjti i kishte marrë viktimës mashkull K/Shqiptar veturën e tij me qëllimin për t’ia shitur dhe më pas nuk ia kishte dhënë paratë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat