Ndërron jetë 20-vjeçari shqiptari, që qëlloi veten me armë në kokë

Kronikë e zezë

Ndërron jetë 20-vjeçari shqiptari, që qëlloi veten me armë në kokë

Më: 8 janar 2018 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

20-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri, ka ndërruar jetën në spitalin e Fierit. I riu qëlloi veten aksidentalisht në kokë në rrethana ende të paqarta.

Viktima quhet Roel Yzeiri, i cili nuk mundi t’i mbijetonte plagës në kokë.

20-vjeçari u dërgua në spital nga familjarët e tij, të cilët i thanë policisë se djali i tyre qëlloi veten aksidentalisht me armë.

Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat