Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Fushë Kosovës, pasi pasi që i njëjti ka fyer disa qytetarë dhe nga ballkoni i banesës së tij, ka hedhur gjësende të ndryshme me ç’rast ka dëmtuar tri vetura.
Siç njofton Policia, i dyshuari edhe jatë arrestimit ka fyer dhe penguar edhe zyrtarët policor në kryerje të detyrës.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./BS