Një kosovar vret dy femra në Zvicër, këto janë detajet e fundit

Kronikë e zezë

Një kosovar vret dy femra në Zvicër, këto janë detajet e fundit

Më: 8 janar 2018 Në ora: 14:10
Vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Edhe viktima tjetër bëhet e ditur se është në lidhje familjare me dorasin dhe gruan tjetër të vrarë.

Njëra prej grave që u gjet e vrarë në një banesë në Hausen AG të Zvicrës, raportohet të jetë gruaje 38 vjeçare, shqiptare me emrin Ala B e 54-vjeçari nga Kosova që u arrestuar si i dyshuar për krimin që ndodhi në kantonin e Aargaut. 

Dy gratë u gjeten të vrara mëngjesin e të hënës, derisa policia kantonale e arrestoi shtetasin e Kosovës në vendin e ngjarjes, në banesën që i dyshuari dhe njëra prej viktimave banonin. Kjo e fundit, 38 vjeçare ishte gruaja e të arrestuarit.

Policia e kantonit të Aargaut, deri më tash ka konfirmuar krimin dhe arrestimin e një të dyshuari, po nuk ka dhënë detaje për gruan tjetër që u gjet e vrarë në banesën që e kishin me qita i dyshuari dhe viktima tjetër, në Hausen AG të Zvicrës. 

Image
Gruaja 38 vjeçare, shqiptare me emrin Ala B e 54-vjeçarit nga Kosova që u arrestua si i dyshuar për krimin që ndodhi në kantonin e Aargaut.

Mediat raportojnë se viktima tjetër nuk ishte bashkëbanuese e çiftit, por pa të tjera informacione shtesë.

Motivet e krimi janë ende të paqarta, derisa banorët përreth vendit të krimit i kanë thënë ’20minuten’ se çifti nuk ishte shumë kohë që ishin vendosur të banonin në apartamentin ku ndodhi vrasja e dyfishtë. 

Image

Prokuroria ka iniciuar autopsinë për viktimat.

Një kosovar vret dy femra në Zvicër

Policia kantoniale e Aargau ka gjetur dy kufoma të gjinisë femërore në mëngjesin e ditës së sotme (e hënë). I dyshuari për vrasjen e dyfishtë është arrestuar, bën të ditur media zvicerane ¨Blick¨.

Sipas po  të njëjtës media, drama mund të jetë brenda një familje shumë anëtarëshe, ndërsa forcat policore kanë rrethuar shtëpinë. Vrasësi i dyshuar është 54 vjeçar dhe me origjinë nga Kosova. Agresori dhe viktima kanë qenë të lidhur.

Image

Për me tepër informacione, polcia zvicerane do njoftojë në kumtesën e ardhshme./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat