Sherr me grushte e thika në klubin e natës, katër të arrestuar

Kronikë e zezë

Sherr me grushte e thika në klubin e natës, katër të arrestuar

Më: 8 janar 2018 Në ora: 14:50
Ramush Haradinaj

Katër shqiptarë e dy siçilianë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm natën midis 6 e 7 janarit në një diskotekë në Ragusa.

Sherri me grushte e thika mund të kishte pasur pasoja të rënda nëse nuk do të ndërhynin karabinierët që i arrestuan të gjithë pjesëmarrësit në të, për t’i lënë më pas në arrest shtëpie.

Shkaku i sherrit ende nuk dihet me saktësi, por mendohet se mund të ketë qenë për shkak të ngacmimit të një vajze, çka solli debatin e degjeneruar me shpejtësi në përleshje.

Të rinjtë e moshës 19 deri 28 vjeç janë mjekuar në spitalet e Ragusas e Vittoria, për plagosje në fytyrë e kokë, përveç njërit, i cili mori një goditje me thikë në gjoks.

Thika i ka shpuar mushkërinë, megjithatë i riu, shtetësia e të cilit nuk është bërë e ditur, nuk është në rrezik jete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat