E kishte fiksim 36-vjeçaren, tiranasi “çmendet” dhe e kap në mes të rrugës së Elbasanit

Kronikë e zezë

E kishte fiksim 36-vjeçaren, tiranasi “çmendet” dhe e kap në mes të rrugës së Elbasanit

Më: 8 janar 2018 Në ora: 15:58
Ilustrim

Një burrë duket se është “çmenduar” pas një gruaje në Tiranë duke i bërë asaj dhe atë që kurrë nuk ja priste mendja. Prej disa muajsh një 48-vjeçar përndiqte gruan 36-vjeçare, të dy nga Tirana, duke i`a kthyer jetën në ferr.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale A.D e kishte ndjekur gruan prej kohësh dhe sot ai e sulmoi atë duke e rrahur në rrugën e Elbasanit në Tiranë. Por, më e pazakonta është që burri i ka rrëmbyer nga dora edhe celularin.

Nuk dihet se çfarë informacionesh sekrete mund të fshihte celulari i kësaj gruaje që burrit t`i “ikte truri”. Ai është zhdukur dhe Policia e ka shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.D, vjeç 48, pasi dyshohet se në rrugën e “Elbasanit”, ka ushtruar dhunë fizike dhe i ka vjedhur celularin shtetases A.H, vjeç 36, banuese në Tiranë, të cilën e përndjek prej disa muajsh. Nenet 90, 134 e 121/a të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat