Dy të vrarë në Babimost të Obiliqit

Kronikë e zezë

Dy të vrarë në Babimost të Obiliqit

Më: 8 janar 2018 Në ora: 23:17
Ilustrim

Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas zëdhënësit të Policisë, këta dy persona, njëri i gjinisë mashkullore e tjetri i gjinisë femërore, janë gjetur të vdekur sonte rreth orës 20:45 në fshatin Babimoc.

Kelani tha se viktimat janë qytetarë të nacionalitetit serb.

“Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimave. Ndërsa njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin”, ka thënë Baki Kelani 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat