Çmenduri, 22 vjeçari kërcënon nënën me sopatë

Kronikë e zezë

Çmenduri, 22 vjeçari kërcënon nënën me sopatë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 09:14
Ilustrim

Një akt që mund të cilësohet vetëm si i çmendur ka ndodhur këtë të martë në një fshat të qytetit të Elbasanit, ku një 22 vjeçar ka marrë sopatën dhe ka kërcënuar të vrasë nënën e tij 49 vjeçare.

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Mondeli Kuqja, banues në fshatin Mlizë, pasi në konflikt e sipër për motive të dobëta, ka kanosur të vrasë të ëmën, shtetasen me inicialet Dh.K, me sopatë. Fatmirësisht i riu nuk e ka goditur mamanë e tij, çka do të kishte rezultuar fatale për 49 vjeçaren. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar të riun, si dhe ka sekuestruar armën e ftohtë.

NJOFTIMI I POLICISE

Kanos me sopatë nënën e tij, arrestohet në flagrancë nga policia

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Mondeli Kuqja, 22 vjeç banues në fshatin Mlizë Njësia Administrative Shushicë.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë për motive të dobëta dyshohet të ketë kanosur me sopatë nënën e tij, shtetasen Dh.K., 49 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/2/4 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat