Grabitje me vlerë rreth 5 mijë euro në një argjendari në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitje me vlerë rreth 5 mijë euro në një argjendari në Prishtinë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 10:17
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e djeshme dy viktima (një mashkull dhe një femër) kanë raportuar se, tre persona të panjohur dhe të armatosur pasi kanë hyrë në lokal-argjendarinë e tyre, nën kërcënimin e armës kanë grabitur stoli ari në vlerë rreth 5.000 €.

Të dyshuarit janë larguar duke shtënë me armë zjarri, në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Tringë Ismajli’ në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat