Të çonte në Angli, arrestohet i riu në Tiranë

Kronikë e zezë

Të çonte në Angli, arrestohet i riu në Tiranë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 16:16
Ilustrim

Një shtetas 38 vjeç u arrestua në Tiranë, pasi ai akuzohet për ndihmë të paligjshëm të kufirit.  Në korrik të 2017 Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë  kishte nisur hetimet për Eduart Tafçiu, 38 vjeç, banues  në Tiranë. “Merrte përsipër sipas porosive të të interesuarve, bërjen në mënyrë të falsifikuar të kartave të identitetit, karta shëndeti dhe patenta Italiane, me qëllim nisjen e personave në mënyre të paligjshme me destinacion Anglinë” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Tafçiu u vu në pranga sot më datë 9 janar 2018. Gjatë arrestimit atij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 makina, 2 lap top dhe një DVR, një bllok shënimesh me emra të personave që merrte përsipër t’i çonte jashtë, një shumë prej 30 mijë lekë të reja, 3 aparate celularë, 1 Pajisje elektronike  me mbishkrim “Mini Money Detector” UV, 5 copë mbajtëse dokumenti material plastik i tejdukshëm, 1 Faturë Exchange&Wester Union “Union Selvia” blerje eurosh, 2 Formate letre me shënime dore. Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme. Tafçiu rezulton se ishte dënuar edhe më parë për “vjedhje me armë” dhe “Shkatërrim të rrjetit të ujësjellësit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat