Operacioni “Stop Drogave”, një person i arrestuar dhe dy tjerë në arrati

Kronikë e zezë

Operacioni “Stop Drogave”, një person i arrestuar dhe dy tjerë në arrati

Nga: Bota sot Më: 10 janar 2018 Në ora: 10:27
Ilustrim

Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimin me Narkotik dje në ora 13:30 bë fshatin Matiqan të Prishtinës ka realizuar operacionin policor –Stop Drogave, me ç’rast është arrestuar një i dyshuar, ndërsa i dyshuari i parë së bashku me të dyshuarën tjetër (motrën) gjenden në arrati.

“Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në realizim të operacionit policor- Stop Drogave,  ka hasur në veturën e  dyshuar të parkuar afër shkollës, i dyshuari me t’i vërejtur policinë ka ikur duke e lënë veturën aty. Me urdhër   të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 2896.2  gr (2 kg 896.2 gr) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu me urdhër të prokurorit është konfiskuar edhe vetura e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e cal.7.65 mm, 6 fishekë të cal 7.65 .3 telefona, një Iped dhe 11 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin policor 24 orësh.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar ndërsa i dyshuari i parë së bashku me të dyshuarën tjetër  femër K-Shqiptare (motrën e tij)  gjenden ne arrati./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat