Bie nga kati i tretë i ndërtesës, vdes një femër në Klinë

Kronikë e zezë

Bie nga kati i tretë i ndërtesës, vdes një femër në Klinë

Nga: Bota Sot Më: 10 janar 2018 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Klinë, në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës. 

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje në orën 07:50, përcjell Bota sot.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat