Vdekje në Podujevë, 52-vjeçari i jep fund jetës me litar

Kronikë e zezë

Vdekje në Podujevë, 52-vjeçari i jep fund jetës me litar

Më: 10 janar 2018 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Mbrëmë, rreth orës 21:20, në fshatin Metehi të komunës së Podujevës, një burrë 52 vjeç i ka dhënë fund jetës me litar. Ngjarja ka ndodhur në korridorin e shtëpisë së tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor të Podujevës, Bekim Bislimi, i cili tha se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Dje kemi pranuar informatën nga dëshmitarët për një rast vdekje rreth orës 21:20 në fshatin Metehi të komunës së Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, tha Bislimi.

Më tej, Bislimi tha se në konsultim me prokurorin e rastit trupi i viktimës (52 vjeç) është dërguar për obduksion.

Media ka mësuar se i ndjeri është varur me litar, ndërsa trupi i tij është gjetur në korridorin e shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat